Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Premtimet për punimet në rrugën Prishtinë-Besianë u përdorën nga Qeveria vetëm për përfitime elektorale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se premtimet për punimet në rrugën Prishtinë-Besianë u përdorën nga Qeveria vetëm për përfitime elektorale. Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka kërkuar sqarime nga ministri i Infrastrukturës, lidhur me zvarritjen e punimeve të rrugës Podujevë – Prishtinë. “Më 11 gusht të vitit 2021, ministri e zëvendësministri kanë dalë në fushatë zgjedhore dhe kanë thënë se rruga Prishtinë-Podujevë kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash është muaji i katërt i vitit 2022, respektivisht muaji i gjashtë prej kur kanë premtuar në fushatë zgjedhore dhe se kanë vendos asnjë guri në atë rrugë. Përderisa kryeministri Kurti bënte be ‘pasha Kuranin’ kemi me ndërtuar Podujevën. Pyetja ime për ministrin Liburn Aliu ishte, se a ka qenë premtim elektoral, për të marrë vota në Podujevë, apo po zotoheni se do ta përfundoni atë rrugë, ka pyetur,  Besnik  Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …