Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se ka lexuar Projektligjin e ri për zyrtarët publik, dhe sipas tij, është tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike. “Ky projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se Projektligji i ri për zyrtarët publikë, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. “Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi!”, ka shkruar Besnik Tahiri.