Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim në lidhje me procesin e dialogut. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë, se në lidhje me këtë proces askush nuk e ka ekskluzivitetin. Ai ka thënë se konsultimi me partitë politike parlamentare është shumë i rëndësishëm. Tahiri tutje shtoi se në qeveri janë të gjitha raportet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe se deklaratat e Kurtit se nuk ka gjetur dokumente të tilla janë krejtësisht të papërgjegjshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …