Besnik Tahiri nga AAK kërkon që kryeministri, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit sa më parë për takimin në Bruksel

Besnik Tahiri: Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po i shkarkon bordet me qëllim që t’i kap institucionet shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit ka komentuar shkarkimin e Bordit të ARKEP-it (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), dhe të bordeve tjera nga qeveria. Tahiri ka thënë se të gjitha këto kjo qeveri po i bën për atë arsye të cilën sipas tij ai e ka thënë edhe më herët dhe që është kapja e shtetit dhe e institucioneve. “Kjo qeveri ka vetëm një qëllim atë të kapjes së shtetit, dhe qysh e kemi thënë qysh në fillim ngarkimi dhe shkarkimi i bordeve bëhet vetëm për këtë arsye kjo është e papranueshme dhe ne duam edhe një seancë tjetër”, ka thënë Tahiri. Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha në Kuvend se kryeministri Kurti i shkroi email AKP-së 15 minuta para se të merrej vendimi për kthimin e 1500 hektarëve në pronësi të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …