Besnik Tahiri: Qeveria e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa krye dhe e ka dobësuar shumë perspektivën evropiane

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, fajëson  Qeverinë-Kurti, duke konstatuar se e ka zhytur vendin në një situatë të vështirë pa perspektivë evropiane. Ai vlerëson se diplomacia e udhëhequr nga Qeveria Kurti ka dështuar në përfaqësimin e interesave të Kosovës, duke lejuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të përdorë platforma të rëndësishme për të forcuar pozicionin e tij pro-Rusisë dhe pro-Kinës, ndërkohë që ai siguron mbështetje për rrugën evropiane të Serbisë. Tahiri theksoi se konferenca e përbashkët e Vuçiqit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është një shfaqje ku Serbia është paraqitur si një faktor që sfidon BE-në në çështje kritike të sigurisë dhe politikës së jashtme, gjë që sipas tij përbën një skandal dhe një dëm për Kosovën. Për t’i  kuptuar mesazhet dhe orientimin e BE-së për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të ndiqen deklaratat e von der Leyen në Beograd dhe Tiranë, të cilat, siç theksoi ai, nxjerrin në pah rrezikun që i kanoset Kosovës në procesin e integrimit evropian, tha Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …