Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se sot Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike, ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë. Sipas tij ky projektligj është miratuar pa konsultim publik dhe pa marrë parasysh rekomandimet e BE-së e të shoqërisë civile. Besnik Tahiri konsideron se ky vendim i Qeverisë, është një sulm brutal i qeverisë kundër administratës së shtetit! Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit, ka shkruar kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
