leoni

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Qeveria Kurti është e pakoordinuar nga brenda, e çakorduar me të tjerë, nuk administron, as nuk menaxhon si duhet

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar çështjen e teksteve shkollore. Ai ka thënë se viti i ri shkollor do të jetë fillim kaotik. Viti i ri shkollor do të jetë demotivim total i mësimdhënësve, prindërve dhe fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e çakorduar me të tjerë, as nuk administron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektojë e as t’i njoh. Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, ka shkruar mes tjerash Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Eprori i shquar i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetarëve

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra …