Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë një kritike të fortë ndaj qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti, duke akuzuar qeverinë për shkatërrimin e institucioneve dhe projekteve në Kosovë gjatë katër viteve të fundit. Tahiri e përshkroi këtë periudhë si një “katastrofë” për administratën publike dhe ekonomike të vendit. Çdo institucion dhe projekt i prekur nga kjo qeveri është dëmtuar rëndë dhe kthyer mbrapa. Ai veçoi probleme të shumta që kanë ndodhur, përfshirë situatën në televizionin publik, ekonominë, mirëqenien qytetare, tekstet shkollore, dhe infrastrukturën rrugore të Kosovës. Sipas Tahirit, këto dështime janë reflektuar në përkeqësimin e kushteve dhe në mungesën e rezultateve pozitive, duke i lënë përfaqësuesit e qeverisë pa asnjë arsyetim të vlefshëm për këto dështime.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …