Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, konsideron se rritja e fundit e koeficientit të pagave në sektorin publik nga Qeveria e Kosovës bie ndesh me frymën e Ligjit të ri për Pagat. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka deklaruar se kjo rritje duhet të përfshijë të gjitha kategoritë, pa përjashtim, dhe duhet të jetë rritje domethënëse. Një rritje ekonomike, e cila po mungon për katër vite me radhë, do të duhej përkthehej në rritje reale të të hyrave për të gjitha kategoritë. Sidoqoftë në mungesë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, mjerimi i kësaj qeverie po fshihet pas këtij veprimi të fundit të qeverisë, i cili sado veprim puro elektoral, nuk mbulon as normën e inflacionit. Çfarë tjetër mund të pritej nga kjo qeveri, veçse një shkelje e parimeve për drejtësi, mirëqenie dhe përfshirje sociale për të gjithë? Dështim”, ka thënë, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …