Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Shifra e kursimeve të deklaruara nga ministri Murati është mashtrim klasik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me kursimin prej 1.5 miliardë eurosh. Sipas Tahirit, kjo shifër përbën një mashtrim të madh dhe nuk përputhet me realitetin ekonomik të Kosovës. Tahiri ka ngritur pyetje në lidhje me logjikën pas këtij pretendimi, duke theksuar se është e pamundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe me shumë familje që kanë të papunë, të gjenerohet një potencial kaq i madh për kursime. “Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik,” tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …