Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi në Komunitetin për Politikë dhe Demokraci ishte jo i lehtë. “Ishin tri deputete ukrainase, të cilat prezantuan dhe diskutuan, prezantimi ishte shumë i prekshëm, veçanërisht për neve që e kemi parë nga afër se si është lufta. Tahiri tha se bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, kanë takuar disa deputetë, ku adresuan çështjen e Kosovës. “Ajo që mund të them është se në Këshillin e Evropës shihet se çështja e Ukrainës është shumë lart në agjendën e tyre dhe në Asamblenë Parlamentare. Sot për sot në Bruksel dhe Strasburg vëmendja është në Ukrainë, nuk është në Kosovë”, tha deputeti, Besnik Tahiri.
