Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur sulmin terrorist të 29 nëntorit në veri të Kosovës si një akt të drejtpërdrejtë të sponsorizuar nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane me qëllim destabilizimin e vendit dhe rajonit. Ai e ka lidhur sulmin me mendësinë e errët të Serbisë, duke theksuar mbrojtjen dhe instrumentalizimin e kriminelëve dhe terroristëve nga ky shtet. Tahiri ka kërkuar një hetim të thellë dhe veprime të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Ai theksoi se Kosova nuk eksporton pasiguri dhe se çdo akt të tillë do të përballet me kapacitetet e plota të shtetit dhe institucioneve të sigurisë.
