Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të enjten do të mbajnë seancë për rritjen e çmimeve të energjisë, duke shtuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht një rritje të tillë. Sipas tij kjo është ndër qeveritë më të dobëta, pasi programet që ka prezantuar dhe premtimet që kanë dhënë, nuk po i realizon. Besnik Tahiri tha se qëndrimet e Kurtit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra në raport edhe me pagesën e energjisë për serbët në veri edhe me shtrenjtimin e energjisë, dhe “tash duke harruar të gjitha premtimet, nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim klasik që u bëhet qytetarëve. Tarifat për pagimin e rrymës janë enorme dhe të papërballueshme për qytetarët e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …