Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie u shpreh se Qeveria e Kosovës, dje e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, dhe këtë e ka bërë pa miratimin e BE-së e të SIGMES. Duke vepruar në këtë mënyrë Partia Vetëvendosje, përmes këtij ligji është duke e politizuar administratën e shtetit. Besnik Tahiri ka paraqitur 10 pika me të cilat ai argumenton dhe e kundërshton këtë projekt ligj antikushtetues, duke konstatuar se në këtë mënyrë po bën përpjekje për ta kapur administratën e Shtetit. Qeveria e Kosovës dje ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …