Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Zeqiraj, është emëruar Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë. Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidrodrini” pas shkarkimit të Dri Canës për gjoja vlerësim negativ të performancës. Zeqiraj, i cili ka qenë i dënuar në vitin 2017 për vënien e zjarrit të një makinë, dhe është mbrojtur nga Vetëvendosja, e cila ka cilësuar dënimin e tij si të padrejtë dhe të pabazuar. Ky emërim është pjesë e politikës së qeverisë për të angazhuar aktivistë partiakë në pozita të ndryshme publike.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …