Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar ballë për ballë forcave ushtarake e policore serbe: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi, ndërsa morën plagë lufte dhjetëra të tjerë. Qëndresa heroike në Gradinë bëri që forcat ushtarake e policore serbe në tërhiqen  me humbje dhe nuk arritën të marrin pikën në strategjike të luftës në majën ku vepronin njësitet e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe ku transmetonte program Radio-Kosova e Lirë, Kosovapressi, ku ndodhej Spitali Ushtarak, SHP i UÇK-së, Pallati i Qeverisë së Përkohshme dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur në grykat e maleve nga Kizhareka e deri në Krojmir.

18 prilli i vitit 1999 shënon mbase edhe numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë një dite, në vend-luftimet e Zonës në Llapit e Marecit, në Brigadën Ismet Jashari Kumanova,  në zonën e Drenicës, në Dukagjin dhe Anadrin.   Më 18  prill të vitit 1999 në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë duke luftuar kundër  forcave policore dhe ushtarake serbe: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi  Vitia, Sefedin Ilaz Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu,  Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli e të tjerë. 18 prill të vitit 1999  në frontet e ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe,  dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibush Hoxha, Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka,  Asllan Canë Dina, Sherif Musë Brahimaj, Hamdi Kadri Hasani, Driton Kadri Islami, Ismail Kadri Kryeziu, Avni Hajdin Klinaku, e shumë të tjerë. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …