Gjatë qëndrimit në Sarandë, Kryeministri Edi Rama mori si shembull Bashkinë e Delvinës, të drejtuar nga LSI për të kërkuar 71 mandate më 25 qershor. Rama renditi me radhë punonjës të kësaj bashkie, që sipas tij, që të gjithë kanë lidhje gjaku, ose miqësie me kryebashkiakun dhe me bashkëshorten e tij. Beteja e Partisë Socialiste nuk ngrihet kundër një partie, por kundër një sistemi. “Është fjala për një sistem partishë që vijnë tek ju me lloj-lloj programesh, flamujsh e premtimesh, marrin votat tuaja dhe pastaj turren në Tiranë dhe i thonë partisë që fiton zgjedhjet, o tepsinë për mua, o s’ka koalicion me ty! Këtë sistem ne duam ta përmbysim dhe kjo nuk është një luftë politike me një parti tjetër, por luftë për historinë e re të Shqipërisë, për vajzat dhe djemtë e këtij vendi që shkojnë jashtë, shkollohen, marrin përvojë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …