Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë

Beteja mes avokatit Idajet Beqiri dhe SPAK-ut për të hetuar pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, zhvendoset në Gjykatën e Lartë

Beteja e paprecedentë ligjore mes avokatit Idajet Beqiri dhe SPAK-ut për të hetuar pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, do të zhvendoset në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarja pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tereza Merkaj ka vendosur në favor të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke bllokuar hetimin e pasurive të dy politikanëve, nëse burojnë nga të ardhura të ligjshme dhe nëse janë deklaruar në përputhje me ligjin. Sipas gjyqtares Tereza Merkaj vendimi i Flojera Davidhit është i pabazuar. Gjyqtarja Davidhi kishte rrëzuar vendimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila vendosi mosfillimin e procedimit për vjedhjen e floririt të Kërrabës, për Berishën dhe Metën, në bazë të kallëzimit penal të Idajet Beqirit. Ai iu ka drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtares së Apelit, Tereza Merkaj dhe lënien në fuqi vendimin e shkallës së parë, që kërkon hetimin e Berishës dhe Metës. Në ankimimin e tij, Beqiri thotë vendimi Tereza Merkajt bie ndesh me standardin e vendor nga vetë Gjykata e Lartë, e cila përmes disa vendimeve ka theksuar se Prokuroria nuk mund të vendosë mos fillim pa kryer verifikime mbi pretendimet në kallëzim. Idajet Beqiri thotë se rendin disa vendime gjykatash, rrethana të reja, pasuri të dyshimta, dyqane dhe emra që shesin sipas tij floririn e vjedhur për llogari të Ilir Metës, emrat dëshmitarësh dhe një person që është gati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të rrëfyer vjedhjen e thesarit të shtetit. Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë në mënyrë përfundimtare për hapjen ose jo të dosjes së vjedhjes së floririt nga SPAK-u. (Shqiptarja)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …