Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike dhe selisë së opozitës po zhvendoset drejt gjykatës. Si Sali Berisha, ashtu edhe Lulzim Basha, kanë dërguar për shqyrtim në gjykatë statutet paralele të partisë, mbi të cilët kanë marrë vendime kundër njëri-tjetrit. Ligjshmëria e statutit paralel të Sali Berishës, miratuar në Foltoren e Madhe në stadium, do të shqyrtohet nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili dha dorëheqjen nga kjo çështje, por që gjykata nuk ia pranoi. Ndërkaq, grupi i Sali Berishës ka nisur presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës. Edhe pse Zhukri njihet si një gjyqtar me lidhjet të dukshme dhe të padukshme me Partinë Demokratike të kohës së Sali Berishës, grupi i Foltores po ushtron presion ndaj tij, duke shfaqur kësisoj shenja pasigurie dhe paniku. Mesazhin e parë ndaj gjyqtarit është artikuluar ndaj anëtari i të ashtuquajturit Komisioni i Rithemelimit të PD-së, Bujar Nishani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …