Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. E para, ndërlidhet me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL dhe kundërshtimet e vazhdueshme të Serbisë. Kurse e dyta, ndërlidhet me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e veshur atë me kompetenca e kapacitete shtesë që u ofrohen përgjegjësive të forcave të armatosura, për të cilën po ashtu nuk pajtohet Beogradi. Kur është në pyetje FSK-ja, kundërshtimi vjen edhe nga brenda, përmes Listës Serbe, e cila po ashtu mbështetet nga Beogradi zyrtar. Ministër i Jashtëm Behxhet Pacolli tha për Radion Evropa e Lirë, se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e INTERPOL-it. Megjithatë ai pranon se pengesat në ketë drejtim nga Serbia janë evidente.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …