Betejat e Skënderbeut 1444-1466)

1 Fitoret e para ushtarake nën udhëheqjen e Skënderbeut (1444-1447)

2 Konflikti me Venedikun (1447 – 1448)

3 Mbrojtja e Krujës gjatë rrethimit të parë (korrik – tetor 1450)

4 Marrëveshja e Skënderbeut me Alfonsin V të Napolit më 26 mars 1451 në Gajetë.

5 Beteja e Modriçës e vitit 1451

6 Beteja e Pollogut e vitit 1453

7 Beteja e Oranikut e majit të vitit 1456

8 Më 18 tetor 1456 Kështjella e Modriçës bie tradhtisht në dorë të turqve

9 Përpjekjet për çlirimin e viseve jugore. Fitorja e Ujit të Bardhë (1457)

10 Mehmedi II dërgon Omer dhe Sinan Pashën për luftë kundër Skënderbeut në vitin 1458

11 Betejat e vitit 1462 në Mokër, Pollog dhe Livadhi

12 Paqja e Shkupit e 27 prillit 1463 mes Skënderbeut dhe Mehmedit II

13 Rrethimi i dytë i Krujës ( Qershor 1466)

14 Vdekja e Skënderbeut – Çfarë ndodhi me besëlidhjen pas vdekjes së tij?!

Fitoret e para ushtarake nën udhëheqjen e Skënderbeut (1444-1447)[redakto | redakto tekstin burimor]Çlirimi i rajoneve të tëra në Shqipërinë e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje të rëndësishme edhe në plan ndërkombëtar dhe shkaktuan shqetësim të veçantë në oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar, që të rivendoste pushtetin osman në ato rajone. Në krye të 25 mijë vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve të lira shqiptare. Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8. mijë kalorësish e 7. mijë këmbësorësh. Beteja u zhvillua në verë të vitit 1444, në një fushë të Dibrës së Poshtme të palokalizuar ende, që konvencionalisht është cilësuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarëve, të cilët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve të Skënderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes. Në vjeshtën e vitit 1445, kundër Shqipërisë erdhën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u shpartalluan në luginën e ngushtë të Mokrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët shpartalluan një ushtri tjetër osmane në Oranik të Dibrës. Këto fitore ushtarake e rritën më tej autoritetin e Skënderbeut dhe në rrafsh ndërkombëtar e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë.

Konflikti me Venedikun (1447 – 1448)

Venediku ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme tregtare dhe ekonomike të Ballkanit e më gjerë. Edhe pas çlirimit të rajoneve të gjera të Shqipërisë Qendrore e Veriore, Venediku përpiqej të shfrytëzonte situatat e krijuara për të forcuar pozitat e veta. Në shtator të vitit 1444 mori kështjellën e Dèjës, qendër e rëndësishme doganore, duke shfrytëzuar vrasjen e zotit të saj, Lekë Zaharisë. Ky akt ndikoi në acarimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Venedikun. Në vjeshtë të vitit 1447 Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lidhjes në të cilin u vendos për fillimin e luftës kundër Venedikut. Në nëntor shqiptarët rrethuan Durrësin dhe Dèjën, kurse gjatë pranverës së vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti, shpartalloi në brigjet e Drinit një ushtri Venedikase, të komanduar nga Daniel Juriqi, dhe më pas sulmoi Shkodrën e Drishtin. Forcat e Skënderbeut, me të cilat u bashkuan shumë shqiptarë të zotërimeve venedikase, kaluan lumin e Bunës dhe iu drejtuan Tivarit. Nën nxitjen dhe kërkesën e Venedikut, sulltan Murati II u nis në drejtim të viseve të lira shqiptare dhe me një ushtri të fuqishme rrethoi Sfetigradin. Në këto rrethana, Skënderbeu u largua nga zotërimet e Venedikut dhe me pjesën kryesore të ushtrisë u nis në drejtim të Sfetigradit. Luftimet këtu u zhvilluan gjatë muajve qershor – gusht 1448. Pasi turqit zbuluan e prishën kanalin e furnizimit me ujë të kështjellës së Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtësit e saj të dorëzoheshin. Sulltani i ndërpreu veprimet ushtarake të mëtejshme kundër shqiptarëve, sepse duhej të përballonte ushtrinë e Janosh Huniadit. Ky po përgatitej të marshonte në thellësi të zotërimeve osmane për t’u bashkuar me rreth 20 mijë luftëtarë të Skënderbeut dhe për të zhvilluar një betejë të përbashkët kundër ushtrive osmane. Në këtë kuadër, Lidhja Shqiptare ndërpreu luftën me Venedikun dhe më 4 tetor 1448 u nënshkrua traktati i paqes. Në bazë të tij Dèja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante çdo vit Skënderbeut 1 400 dukate, do t’u krijonte lehtësira doganore disa fisnikëve shqiptarë etj. Me gjithë përgatitjet që bënë, shqiptarët nuk arritën të merrnin pjesë në betejën e zhvilluar më 18 tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën Huniadi e humbi.

Mbrojtja e Krujës gjatë rrethimit të parë (korrik – tetor 1450)

Gjatë vitit 1450 sulltani bëri përgatitje intensive për organizimin e një fushate ushtarake shumë më të fuqishme se ajo e vitit 1448. Në fund të korrikut të vitit 1450 një ushtri e fuqishme prej 100 mijë vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri 18 – vjeçar, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, vërshoi në viset e lira shqiptare ,,duke i vënë zjarrin çdo gjëje që takonte’’. Gjatë kalimit nëpër luginën e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nën goditjen e luftëtarëve të Gjergj Arianitit, megjithatë ajo arriti ta vendoste kampin e vet në fushën pranë Krujës. Mbrojtësit e Krujës, të komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me përbuzje ofertat e sulltan Muratit II për dorëzimin e kështjellës. Pranë saj osmanët derdhën topa të fuqishëm dhe me predhat e tyre prej guri rrahën muret e kështjellës, një pjesë e të cilave u dëmtua. Pas bombardimit, osmanët u vërsulën drejt mureve të dëmtuara, por ndeshën në heroizmin e mbrojtësve të Krujës, të cilët shkruan një epope të lavdishme. Ushtria shqiptare, që vepronte jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut, i sulmonte pareshtur dhe befasisht trupat armike njëkohësisht nga drejtime të ndryshme, ditën e natën, gjë që i shkaktoi amikut mijëra e mijëra të vrarë dhe vështirësi të shumta furnizimi me ushqime e me mallra të tjera. Pasi i humbi shpresat për mposhtjen e qëndresës shqiptare, sulltan Murati II kërkoi të arrinte një marrëveshje paqeje me Skënderbeun, të cilën ky e refuzoi. Në mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorë nga rrethimi i Krujës dhe pas disa muajsh vdiq. Mbrojtja heroike e Krujës më 1450 ishte një nga fitoret më të shkëlqyera të shqiptarëve. Jehona e saj qe shumë e madhe, si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet e tjera europiane. Për këtë fitore, heroi shqiptar mori përgëzime nga vende të ndryshme dhe personalitete të shquara të kohës.

Marëveshja e Skënderbeut me Alfonsin V të Napolit më 26 mars 1451 në Gajetë

Portret i Alfonsit V nga Vicente Juan MasipHumbja e numrit të madh të njerëzve, humbjet materiale, vendi dhe tokat e shkatërruara, qytetet e rrënuara, posaçërisht Kruja, rezultuan që pozita e Skënderbeut të keqsohet dukshëm. Skënderbeu, vërtetë hyri triumfalisht në Krujë, por ky triumf kishte çmim të lartë, rreth tij nuk kishte asgjë, veç gërmadhave. Muret e Krujës ishin të rrënuara gati tërësisht. Fusha prej Sfetigradi deri në Durrës ishte e shkatërruar dhe e djegur, si nga kryengritësit shtu edhe nga osmanët. Në luftërat e pandërprera, më shumë se gjashtëvjeçare, humbën jetën shumë njerëz. Duheshin shumë para dhe vullnet i madh për revitalizimin e kështjellave, riorganizimin e mbrojtjes, normalizimin e jetës etj. Këto mjete finansiare duhej ti jepte Liga e Kapedanëve, por edhe ajo ishte e shterrur,ndërsadisa anëtarë të saj të nxitur nga Venediku dhe Osmanët, shpesh eskivonin ndihmën, duke refuzuar të kontribuojnë për rindërtimin dhe konsolidimin e vendit. Besnik deri në fund, Skënderbeut i mbeti vetëm Gjergj Arianiti, i cili kishte besim te Skënderbeu, ndoshta edhe për atë se ai së shpejti do t’i bëhej dhëndërr i tij. Në fronin osman, pas vdekjes së të j’atit Muratit II (1421-1451) u ngjit djali i tij, Mehmedi II Pushtuesi (1451-1481), njëri nga sulltanët më të mëdhenj dhe më të njohur osman. Sipas njerzëce, mes Skënderbeut dhe Muratit II, kishte një dozë optimizmi se mund të bëjnë paqe, por mes Mehmedit dhe Skënderbeut, nuk kishte kurnjifarë gjase për paqe, por parashihej luftë e rreptë për jetë a vdekje. Paqen, më së paku mund ta pranonte Mehmedi, i cili ëndërronte të pushtojë Konstantinopolin nga njëra anë dhe Romën në anën tjetër. Skënderbeu qëndronte në rrugën e tij. Përkundër kësaj, Mehmedi II pregaditej që ti hakmerret Skënderbeut për rrethimin e mosuksesshëm të Krujës, kur ai e shoqëronte të atin. Skënderbeu ishte i vetadijshëm se pasonin konflikte edhe më të mëdha me turqit, pas ardhjes së Mehmedit në pushtet. Ai gjithashtu e dinte se pa ndihmë nga jashtë, si finansiare ashtu edhe materiale dhe ushtarake, nuk do të mund t’i kundërvihej armatës së madhe osmane. Pasi u vërtetua se Venediku nuk do t’i ndihmojë, vendosi të kërkojë ndihmë nga Mbreti i Napolit, Alfonsi V. I nxitur nga rreziku i madh turk dhe ndihma më se e nevojshme nga jashtë, Skënderbeu me Alfonsin V, më 26 mars 1451 në Gajetë, nënshkruan Marrëveshje, me të cilën fitoi mbështetjen e Mbretërisë së Napolit dhe u bë vazal i saj. Të autorizuar të Skënderbeut që nënshkruan këtë Traktat ishin: Ipeshku i Krujës, Shtjefni, dhe murgu dominikan Nikola de Berguci.

Marrëveshja e Gajetës, përmban këto kushte

Skënderbeu dhe vazalët e tij fituan mbështetjen e Mbretërisë së Napolit ( u bënë vazal të saj)

Haraçin vjetor që kërkonte Sulltani, t’i paguhet Napolit

Të gjitha tokat e reja që do të merreshin nga turqit, do t’i jepeshin Napolit

Nga ato toka, Alfonsi, do t’u jepte vazalëve të tij, ato toka që ai dëshironte

Skënderbeu, kur t’i kthejë territoret e tij nga turqit, personalisht para tij, të pranon Alfonsin si zotues supreme Skënderbeu të blen kripë vetëm nga Napoli

Beteja e Modriçës e vitit 1451

Marshimi i ushtrisë shqiptare në një kamp osmanNë vitin 1451, Mehmedi II ishte i zënë në luftë me bejlerët e Karamanisë, kështu që e la të qetë Skënderbeun. Në ndërkohë Skënderbeu i rindërtoi dhe përforcoi muret e Krujës dhe të kështjellave tjera. Pas humbjes së bazës së fortë në kufirin lindor, Sfetigradit, Skënderbeu vendosi të ndërtojë një kështjellë tjetër aty afër, si mburojë nga sulmet turke. Vendosi që kjo kështjellë të ndërtohet në juglindje të Dibrës, në vendin që quhej Modriç. Për atë fushë thuhet se kishte pasur një breg ku dukeshin qartë tokat turke dhe në po atë vend Skënderbeu ndertoi edhe nje kështjell, dhe për të vëzhguar lëvizjet e armikut gjitashtu vuri shumë ushtar ku për detyrë kishin të paralajmëronin në rast se Perandoria Osmane do tentonte të hynte brenda kufinjëve.

Kundër Skënderbeut, Mehmedi II kishte dërguar Dalip Pashën me 25.000 ushtarë. Plani i Dalip Pashës ishte të zen Skënderbeun në kurthë mes dy ushtrive të tij. Për këtë qëllim ai ndau ushtrinë e tij në dy pjesë. Njëra pjesë nën komandën e Hamza Pashës me 10.000 ushtarë, u dërgua përpara, ndërsa me pjesën tjetër prej 15.000 ushtarësh, marshonte vetë nëpër rrugë tjetër. Skënderbeu, i cili dinte për ardhjen e turqve, priti ushtrinë e Hamza Pashës, afër kalasë së Modriçës, dhe e shpartalloi. Hamza pasha me tërë shtabin e vet u zu rob. Pas fitores kundër Hamza Pashës, Skënderbeu pas dy orëve, në Fushën e Meçadit, me Mojsi Golemin, e rrethuan ushtrinë e Dalip Pashës. Këtu u bë një betejë e përgjakshme, në të cilën humbi jetën vetë Dalip Pasha, ndërsa ushtria e tij pësoi humbje katastrofale. Kjo betejë u bë diku në fushën më të gjerë të Strugës, pasi kemi para sysh se në betejë morën pjesë ushtritë e njejta shqiptare që morën pjesë në betejën afër kalasë së Modriçës. Ato për rreth dy orë arritën në Fushën e Meçadit, që do të thotë se kjo betejë u bë në hapësirë rreth dy orë larg prej Modriçit. Pas vdekjes së komandantit të saj, Dalip Pashës, ushtria turke u shpartallua dhe u dha në ikje, ndërsa forcat e Skënderbeut, të rraskapitura në betejë, nuk ishin në gjendje t’i ndiqnin.

Në këto dy beteja, osmanët kishin 7000 të vdekur, shumë të plagosur dhe të zënë rob. Në duart e Skënderbeu ra edhe i tërë kampi turk me shumë shatore, flamuj dhe kuaj. Skënderbeu nga ana e tij kishte më shumë se 1.000 ushtarë të vdekur, dhe shumë të plagosur. Si dëmshpërblim për lirimin e Hamza Pashës, Skënderbeu nga Sulltani morri 13.000 dukatë (para) Këto dy fitore të para kundër osmanëve, pas ardhjes në krye të shtetit të Sulltan Mehmedit II, kishin jehonë të madhe si në vend ashtu edhe jasht tij, posaçërisht në Napoli, Papat, Dubrovnik etj. Fitorja kundër turqve kontriboi për pajtimin mes Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit. Për pajtimin e tyre kishte ndërmjetsuar edhe Papa Nikolla V, i cili për këtë qëllim kishte dërguar Ipeshkun e Durrësit, Pal Engjëllin. Skënderbeu nga ana e tij dyshonte se Dukagjinët ishin organizatorë të tentimit për atentet ndaj tij në Krrabë. Në shtator të vitit të njejtë, në Durrës, para Skënderbeut dhe kapedanëve tjerë shqiptarë, Dukagjinët sqaruan se ata nuk ishin organizatorë të komplotit të Krrabës. Kjo ndikoi në pajtimin e Skënderbeut me Dukagjinët, dhe për rivendosjen e miqësisë së vjetër.

Shqiptar kundër Skënderbeut nuk ishte Lekë Dukagjini por shqiptarë që morën pjesë në Krrabë ishin të përzier kapedanë tjerë si Mojsi Golemi, Hamzë Kastrioti, ose djemtë e Gjergj Arianitit, të cilët nuk ishin të kënaqur me sjelljen e t’atit ndaj tyre, dhe pasurinë e madhe që ai, ia dha të bijës, Donikës, kur ajo u martua me Skënderbeun.

Beteja e Pollogut e vitit 1453[redakto | redakto tekstin burimor]Në pranverën e vitit 1453, Mehmedi II dërgoi Ibrahim Beun me 14.000 ushtarë, të hakmerret për humbjen e Dalip dhe Hamza Pashës. Kjo ushtri, në drejtim të teritoreve kryengritëse, u nis nga Shkupi dhe doli në Pollog, ku më 22 prill të vitit 1453, u bë Beteja me ushtrinë e Skënderbeut. Perandoria Osmane kampuan në Fushën e Pollogut dhe pritnin të agojë ditë e re.Kjo fushë nga njëra anë kufizohet me Malin tonë të Mokrës, kurse nga ana tjetër me qytetin e turqve që e quajnë Shkup gjitashtu fushën e mbulonun edhe malet Pollogut. Beteja qe e ashper por ushtria e Skënderbeut ia doli mban dhe ne këtë betejë të cilën turqit e humbën, humbi jetën edhe Ibrahim Beu, dhe ate nga duart e Skënderbeut. Turqit kishin edhe 3000 të vdekur dhe shumë të plagosur. Merita të mëdha për fitoren kishte edhe Mojsi Golemi. Pas fitores, Skënderbeu u kthye në Krujë dhe i dërgoi Alfonsit V dhurata me rastin e fitores.

Beteja e Oranikut e majit të vitit 1456

Mojsi Golemi, pas arratisjes së tij nga Skënderbeu, kërkoi nga Sulltan Mehmedi II, jo më shumë se 15.000 ushtarë, për të mposhtur Skënderbeun. Ai kishte premtuar se vetë do të dilte në dyluftim me Skënderbeun. Mehmedi II, u pajtua me këto kërkesa, dhe ia ofroi Kurorën Shqiptare, nëse arrin sukses. Pasi u bënë të gjitha pregaditjet, në shkurt të vitit 1456, Mojsi Golemi u nis drejt Shqipërisë. Skënderbeu e priti Mojsi Golemin në afërsi të Dibrës, me 12.000 ushtarë. Më 18 maj, te vendi Oranik, dy ushtritë u rreshtuan njëra përkundër tjetrës në pozitë luftarake. Lufta filloi me dyluftime. Dyluftimi i parë ishte mes një Anadollaku me emër Ahmet dhe Zahari Gropës ( njëri nga komandantët e Skënderbeut). Fitimtar në këtë dyluftim, i cili zgjati një kohë të gjatë, ishte Zahari Gropa. Pastaj para ushtrisë së tij doli Mojsi Golemi dhe kërkoi dyluftim me Skënderbeun. Por, kur Skënderbeu pranoi dyluftimin dhe u paraqit para tij, ai u kthye te ushtria e tij dhe refuzoi të luftonte. Kur mbaruan dyluftimet dhe ç’do gjë ishte gati për fillimin e betejës, një rrebesh shiu kaploi Dibrën dhe rrethinën e saj, kështu që beteja kryesore u shty. Beteja kryesore u bë më 20 maj 1456, në afërsi të Oranikut. Mojsi Golemi luftonte me trimëri të madhe, kështu që Skënderbeu do të shprehet: “ Tradhtia e paska bërë më trim se besnikëria “. Por, edhe përkundër kësaj, ushtria turke pësoi humbje, duke lënë me dhjetra mijëra të vrarë. Kur po bëheshin gati të fillonin betejen në fushën e Beratit. Ushtria e Skënderbeut mori urdhër që para fillimit të betejës, të mos zen robër, por t’i vret të gjithë ushtarët, të plagosurit dhe robërit. Edhe ushtria e Skënderbeut kishte humbje të konsiderueshme, por në krahasim me humbjet e turqve, ato ishin të vogla. Ajo kishte mbi 1.000 të vrarë, mes tyre 42 oficerë, dhe mbi 2000 të plagosur rëndë. Në këtë betejë posaçërisht treguan trimëri të rrallë Zahari Gropa dhe Pal Maneshi, për ç’ka fituan dhurata të mëdha nga Skënderbeu.

Më 18 tetor 1456 Kështjella e Modriçës bie tradhtisht në dorë të turqve

Më 6 gusht të vitit 1456, Mehmedi II, përjetoi një humbje katastrofale te Beogradi, nga ushtria e Hunijadit, ku humbi gjithë artilerinë. Por gjashtë ditë pas betejës, më 11 gusht 1456, Hinijadi vdiq nga ethet. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për botën krishtere. Skënderbeu deshi të shfrytëzojë këtë humbje të Mehmedit dhe u propozoi kapedanëve të sulmojnë Beratin dhe Sfetigradin, por kjo nuk u pranua nga këshilltarët dhe kapedanët e tij. Më 18 tetor 1456, turqit me tradhëti shtinë në dorë kalanë strategjike të Modriçës. Komandanti i saj, Gjergj Strez Balsha, ishte marrë vesh me turqit që për 30.000 dukatë t’ua lëshon Kështjellën. Ishte bërë marrëveshje që pushtimi i Kështjellës të duket si rezultat i pakujdesisë së garnizonit të atjeshëm. Në ditën e caktuar, ai gati me gjithë garnizonin kishte dalur në gjueti, duke i lënë portat e qytetit të hapura dhe Kështjellën të pambrojtur. Kështu, turqit hynë dhe e morën qytetin pa asnjë pikë gjaku. Menjëherë pas kësaj u përhapën zërat kinse Kështjella kishte rënë në duart e osamanëve nga pakujdesia e mbrojtjes së saj. Kështu, Skënderbeu filloi të kritikohet se asgjë nuk mësoi nga humbjet e Sfetigradit dhe Beratit dhe se kishte dhënë urdhëra të gabueshme. Mirëpo, ky komplot i Gjergj Strez Balshës, shumë shpejt u zbulua, ai u burgos si tradhëtar, dhe pranoi veprën e tij. E gjithë pasuria dhe tokat iu konfiskuan dhe iu dhanë në sundim vëllait të tij, Gjon Strez Balshës. Gjergj Strez Balsha u dënua për tradhëtinë e tij me burg të përjetshëm dhe u dërgua në Napoli për mbajtjen e dënimit. Më vonë ai do të lirohet nga burgu, por kurrë më nuk pati ndonjë funksion ushtarak apo shtetëror.

Përpjekjet për çlirimin e viseve jugore. Fitorja e Ujit të Bardhë (1457)

Pas vdekjes së Muratit II në fronin osman hypi i biri i tij, Mehmeti II (1451-1481), i cili nuk do të vononte të dërgonte forcat e tij kundër viseve të lira shqiptare. Kështu, më 1452, një ushtri osmane prej 12 mijë vetash iu drejtua kështjellës së Modricës, në brigjet e Drinit të Zi, të cilën Skënderbeu sapo e kishte ngritur. Kur trupat osmane po i ngjiteshin kodrës për në kështjellën e Modricës, u sulmuan nga lart poshtë nga shqiptarët, dhe shumica u vranë e ranë robër së bashku me komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi një ushtri tjetër. Për shpartallimin e saj Skënderbeu i kaloi luftëtarët e vet në thellësi të viseve të pushtuara, e sulmoi atë natën e në disa drejtime në fushën e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenë. Skënderbeu ishte i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e çlirimit të viseve shqiptare edne të pushtuara si dhe të rajoneve të tjera të Ballkanit, si rruga e vetme për të shpëtuar nga sulmet e pandërprera të ushtrisë osmane. Këtij qëllimi i shërbyen edhe lidhjet e ngushta që ai krijoi me vendet e tjera. Në verë të vitit 1455 erdhën në Shqipëri 500 ushtarë napolitanë për të ndihmuar shqiptarët në luftë për çlirimin e kështjellës së Beratit. Kur trupat osmane ishin të zëna me pushtimin e Kosovës, në verë të vitit 1455 shqiptarët rrethuan Beratin. Për shkak të pakujdesisë së Muzakë Topisë (që ishte martuar me motrën e vogël të Skënderbeut, Mamicën), më 26 korrik 1455 nga një sulm i befasishëm i një ushtrie osmane prej 30 mijë vetash u vranë të 5 mijë luftëtarët e tij. Kurse 7 mijë luftëtarë tjerë shqiptarë, së bashku me Skënderbeun e Gjergj Arianitin që ishin në rrethinat e Beratit, rendën të ndihmonin vëllezërit e tyre, por u gjendën të rrethuar. Ata shpëtuan vetëm në saje të heroizmit të Skënderbeut. Kjo ngjarje pati rrjedhoja në jetën politike të vendit. Te disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Skënderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi në luftën kundër ushtrive osmane, aq sa ata kaluan në anën e armikut dhe bashkëpunuan me të. Në pranverë të vitit 1456, Skënderbeu shpartalloi një ushtri osmane të komanduar nga Moisi Arianiti në fushën e Oranikut të Dibrës. Pas kësaj, i penduar për aktin e tij, Moisiu luftoi besnikërisht përkrah Skënderbeut deri në vdekje. Por edhe më e rëndësishme ishte fitorja e vitit 1457 në Ujëbardhë. Një ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijë vetash erdhi në tokat e lira shqiptare në korrik të vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Si zakonisht, Skënderbeu me luftëtarët e vet zuri shtigjet në ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisë osmane. Pas disa ndeshjeve të parëndësishme me të, ai e shpërndau pjesën më të madhe të ushtrisë dhe u tërhoq sikur u shpartallua. Kjo manovër e Skënderbeut pati sukses të plotë. Trupat osmane i ranë kryq e tërthor vendit pa rënë në gjurmë të luftëtarëve shqiptarë. Kur ushtria osmane e mashtruar plotësisht rrinte e shkujdesur si fitimtare në fushën e Ujit të Bardhë pranë Mamurrasit, Skënderbeu i grumbulloi fshehurazi luftëtarët shqiptarë dhe më 2 shtator 1457 e goditi atë befasisht në disa drejtime. Të ndodhur në gjumin e mesditës, pa armë e me kuaj të pashaluar, trupat osmane pësuan një disfatë të plotë. Shumica e tyre u vranë dhe ranë robër në duart e shqiptarëve. Fitorja në betejën e Ujit të Bardhë pati në Shqipëri rrjedhoja të shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte një goditje vendimtare ndaj lëkundjeve që u shfaqën në gjirin e disa fisnikëve shqiptarë dhe ndikoi së tepërmi në rritjen e autoritetit të Skënderbeut e në forcimin e pushtetit të tij në të gjitha viset e lira shqiptare.

Mehmedi II dërgon Omer dhe Sinan Pashën për luftë kundër Skënderbeut në vitin 1458

Në verën e vitit 1458, Sulltan Mehmedi II, kishte dërguar kundër Skënderbeut, Omer dhe Sinan Pashën, me detyrë të provokojnë Skënderbeun, dhe të ruajnë kufirin, por në asnjë rast mos të hynë në konflikt me të. Kjo ushtri turke u nda në dy pjesë, njëra nën komandën e Sinan Pashës, përmes Pollogut u ngjit maleve të Mokrës. Prej aty, ai i kishte dyert e hapura drejt Dibrës dhe Modriçit. Nga ana tjetër Omer Pasha me ushtrinë e tij u nis nga Ohri, dhe para tij kishte Modriçin, Dibrën dhe Sfetigradin, dhe kështu lehtë mund të manovronin dhe bashkëvepronin. Dy pjesët e ushtrisë turke, tentonin të zenin Skënderbeun në ndonjë kurthë të papritur. Skënderbeu, pasi u vërtetua se ata nuk kanë ndërmend të hynë në Shqipëri, përforcoi kufirin dhe kthehet në Krujë. Këtu ai e mori lajmin për vdekjen e mbretit Alfonsit V, i cili vdiq më 28 qershor 1458. Pas një kohe vdiqën edhe Papa Kaliksti III dhe Komandanti i mirënjohur i Skënderbeut, Vrana Konti. Nga vdekja e këtyre tre personave, Skënderbeu ishte mjaft i prekur. Alfonsi V ishte aleati i tij më besnik. Gjithashtu edhe Papa Kaliksti III, ishte një aleat i tij dhe ndihmoi luftën e tij kundër osmanëve. Në Vrana Kontin, ai humbi njërin nga komandantët më të mëdhenj, mbrojtësin heroik të Krujës, nga rrethimi i saj i vitit 1451.

Betejat e vitit 1462 në Mokër, Pollog dhe Livadhi

Pas kthimit në Krujë, Skënderbeu u ndesh me rrezikun e vjetër turk, por edhe me Venedikun, i cili pas përforcimit të Ferdinandit në Itali, duke u frikësuar për interesat e veta, filloi me provokimet e vjetra në kufirin me Skënderbeun. Ata, dëshironin të vënë Skënderbeun para aktit të kryer, kur ai ishtë në luftë me turqit. Venediku bënte provokime me qëllim të përfitimit nga situata. Venediku asnjëherë nuk i dha Skënderbeut ndihmë të sinqertë në luftën kundër turqve. Venedikasit nuk dëshironin të konfrontoheshin me Perëndorinë Osmane dhe t’i humbin lidhjet e tyre tregtare me të. Por kur Venediku ishte në luftë me osmanët, atëherë tentonin që në çfardo mënyre të shtijnë jo vetëm Skënderbeun në luftë, por edhe feudalë tjerë të Ballkanit. Në verën e vitit 1462, Mehmedi II dërgoi tri ushtri kundër Skënderbeut. Sinan Pasha u dërgua nga drejtimi i Pollogut, me 30.000 ushtarë, për të sulmuar Skënderbeun. Skënderbeu ishte i informuar për lëvizjen e kësaj armate, dhe me 8.000 kalorës i pregaditi kurthë në Malet e Mokrës. Ushtria turke, e cila nuk priste kurnjifarë sulmi, edhe kësaj here ra në kurthin e Skënderbeut. Ushtria osmane, e befasuar nga ky sulm i rrufeshëm i Skënderbeut, u zbraps, dhe filloi të tërhiqet. Ata kishin humbje të mëdha. Vetë Sinan Pasha mezi shpëtoi duke ikur nga fushëbeteja.

Pothuaj në të njëjtën kohë, nga Ohri, drejt Dibrës me 25.000 ushtarë u nis Hasan Beu, me qëllim që para Dibrës të bashkohet me ushtrinë e Sinan Pashës. Skënderbeu, papritur e sulmou Hasan Beun, afër Ohrit, dhe i shkaktoi humbje të mëdha. Hasan beu, vetë i plagosur, me pjesën më të madhe të ushtrisë u kthye në Ohër. Të njëjtin fat e pat edhe Jusuf Beu me ushtrinë e tij. Ai me 18.000 ushtarë, nga Shkupi u nis drejt Pollogut. Jusuf Beu nuk mendonte se Skënderbeu mundej të hynte aq thellë në territorin osman dhe të sulmojë, kështu që nuk i kushtonte vëmendje disciplinës dhe gaditshmërisë luftarake të ushtrisë. Por, u mashtrua. Skënderbeu posa ndëgjoi për këtë mision të Jusuf Beut, vendosi të sulmojë me ushtrinë e vet, aty ku pashai më pak priste, menjëherë në dalje prej Shkupit. Kështu, ushtritë e Jusuf Beut, të cilat ishin të papregaditura për luftë, u sulmuan mes Shkupit dhe Tetovës. Jusuf Beu humbi mbi 2.000 ushtarë, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë së tij u shpartallua. Pas këtyre humbjeve, kundër Skënderbeut u dërgua Karaxha Beu. Ai me 40.000 ushtarë u nis nga Manastiri dhe përmes Ohrit dëshironte të hynte në tokat e Skënderbeut. Ai kaloi Ohrin dhe vendosi kampin në veriperëndim të qytetit, në vendin e quajtur, Livadhi, afër Strugës. Këtu erdhi deri te beteja vendimtare mes dy ushtrive. Osmanët ishin duke e humbur betejën, kur një shi i madh dhe mot i ligë kaploi këtë rajon. Kjo e pamundësoi Skënderbeun të shfrytëzonte fitoren. Turqit, shfrytëzuan këtë rast dhe me shpejtësi bënë evakuimin e kampit e u tërhoqën. Karaxha Beu pas kësaj beteje, me një humbje relativisht të vogël të ushtarëve, u kthye në Stamboll.

Paqja e Shkupit e 27 prillit 1463 mes Skënderbeut dhe Mehmedit II[redakto | redakto tekstin burimor]Verën e vitit 1463, Sulltan Mehmedi II, me një armatë të madhe, arriti në Shkup. Kjo ushtri ishte e planifikuar për një fushatë ushtarake në Bosnje. Skënderbeu frigohej se kjo ushtri mund të nisej kundër tij. Mehmedi II, nga Skënderbeu kërkoi paqe dhe për këtë i dërgoi disa oferta. Skënderbeu nuk dëshironte të nënshkruaj marrëveshje me turqit, por në mbledhjen e Ligës së Kapedanëve, u vendos që të pranohet oferta turke për paqe, e ofruar nga Mehmedi II. Kështu, paqja u nënshkrua më 27 prill të vitit 1463 në Shkup. Skënderbeu, para Papës arsyetohej se ishte i shtërnguar të nënshkruajë këtë Marrëveshje me Mehmedin, por edhe lajmëronte Papën, se ishte i gatshëm, t’i shpallte luftë Mehmedit, kur të kërkonte Papa. Në këtë kohë, turqit kishin sulmuar edhe zotimet venedikase në Peloponez, dhe tash edhe Venediku, mes të dërguarit Gabriel Triviziani, me të madhe kërkonte nga Skënderbeu, t’i shpall luftë Mehmedit. Ky i dërguar i Venedikut ishte shumë këmbëngulës, që Skënderbeu t’i shpallte luftë turqve, pasi ishin në situatë të vështirë. Bindja e Skënderbeut zgjati një kohë të gjatë, pasi ai çdo herë ishte i përmbajtur në lidhje me qëllimet e Venedikut. Pas shumë bindjeve, në Ligë zotëroi mendimi se më mirë është që t’i shpallet luftë Mehmedit. Kështu, më 20 gusht 1463, u shpall aleanca e Skënderbeut me Venedikun. Skënderbeu ishte i gatshëm të fillojë luftën me turqit sapo t’i arrinte ndihma finansiare dhe ushtarake nga Venediku. Më 25 shtator 1463, Skënderbeu u bë Qytetar nderi i Venedikut, ndërsa në tetor të vitit 1463, Venediku në Shqipëri dërgoi 1.300 ushtarë dhe para për ushtrinë e Skënderbeut. Ndërkohë, në nëntor të vitit 1463, Papa Piu II shpalli idenë për organizimin e një Kryqëzate kundër turqve, në krye me Skënderbeun dhe Venedikun. Venedikasit, të cilët ishin në luftë me osmanët, menjëherë e pranuan këtë ide. Skënderbeu hamendej, por edhe atë e bindi Arqipëshku i Durrësit, Pal Engjëlli. Më 27 nëntor të vitit 1463, Skënderbeu iu bashkangjit Kryqzatës dhe i shpalli luftë Mehmedit II. Skënderbeu hyri në Pollog dhe sulmoi fermat private të Sulltanit rreth Tetovës, prej ku grabiti mijëra dhen lopë dhe kuaj. Akcioni i tillë i Skënderbeut ishte shenjë për Mehmedin që ai të ndërmarrë masa.

Rrethimi i dytë i Krujës ( Qershor 1466)

Kalaja e KrujësNë qershor te vitit 1466 Sulltan Mehmedi II mobilizoi nje ushtru prej 150 mijë ushtaresh dhe iu drejtua Krujës. Ishte ky Rrethimi i Dytë i Krujës. Skënderbeu edhe kesaj here perdori taktik te njejt, ushtrin e tij e ndau ne dy pjes. Një pjesë qendronte brenda kalasë, ajo udheheqej nga Tansuh Topia. Kurse me pjesen tjeter te ushtris qendornte Skënderbeu jasht kalasë. Pas perpjekjeve disa mujore por te pa sukseshme, Mehmedi II u largua nga Arbëria. Nën muret e kalasë la nje pjes te ushtris se tij nen udheheqjen e Ballaban Pashës. Skënderbeu pasiqë e dinte se keshtjella nuk do kishte rreziqe te medha nga Ballaban Pasha e shfrytezoi largesen e Mehmedit II duke shkuar në Itali, ndërkoh qe rrethimi vazhdonte. Në Itali Skënderbeu kerkoi ndihmë nga Papa dhe vendet e tjera italiane. Skënderbeu donte ndihm per arsye se gjendja ne Arbëri nuk ishte e mirë luftrat e kishin lodhur shumë Shqipërin dhe duheshin patjeter arm, ushqim dhe gjera te tjera. Skënderbeu me nje fjal mund te themi se deri diku mori ndihm nga Italia. Pas kesaj u kthye ne atdhe dhe arriti te beje mobilizimin e brendshëm dhe keshtu në prill të vitit 1467 i mposhti forcat e Perandorisë Osmane. Kjo gje u prit me kenaqesin me te madhe nga vendet mike perëndimore. Rrethimi i tretë i Krujës (Qershor 1467) I egersuar me disfaten e Ballaban Pashës, Mehmedi II ndermori edhe nje marshim tjeter ku gjatë muajit korrik të vitit 1467, erdhi me ushtri të madhe edhe një herë në Shqipëri dhe rrethoi qytetin e Krujës. Pasi u përpoq më kot ta merrte me sulm kalanë, u kthye i mundur në Kostandinopojë.

Vdekja e Skënderbeut – Çfarë ndodhi me besëlidhjen pas vdekjes së tij?

Pas fitoreve ndaj Perandorisë Osmane Skënderbeut po i trokiste vdekja, dhe keshtu i sëmur nga ethet më 17 janar të citit 1468 strategu shqiptar vdiq. Gjatë varrimit të tij në kalan e Shën Kollit kishte me qindra njerez te cilet vajtonin per princin e tyre i cili i kishte udhehequr per plot 25 vite rradhazi. Disa javë pas humbjes së tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13 vjeçar, Gjoni, u përfshinë në eksodin e madh shqiptar, dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali (Monte Sant Anxhelo dhe Sant Xhovani Rotondo). Megjithë atë qëndresa vazhdoi deri në vitin 1473. Një vit më vonë, një ushtri osmane prej 80.000 vetash iu drejtua Shkodrës me artileri të rëndë. Një predhë peshonte 200 kg. Mbrojtësit u bënë ballë dy sulmeve të osmanëve, të cilët lanë Shkodrën dhe iu kthyen Krujës. Për të katërten herë Kruja u bëri ballë. Një ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj në ndihmë dhe osmanët pësuan disfatë, por u riorganizuan me shpejtësi dhe shpartalluan ushtrinë, që kishte rënë pas plaçkës së luftës. Në pranverë te vitit 1478 sulltani erdhi përsëri në Shqipëri (?). Nga uria garnizoni dorëzoi kështjellën. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodrës. 10 000 cleve transportuan artilerinë. Një predhë peshonte nga 425 deri në 600 kg. Qendresa heroike e shqiptarëve bëri që sulltani të linte të vrarë mbi 12.000 veta dhe pas kësaj ai u largua pa e marrë kështjellën. Në Janar 1479 Venediku ua dorëzoi atë osmanëve. Nga bujarët shqiptarë vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnjë. U thirrën princat që kishin emigruar në Itali. Ftesës së shqiptarëve iu përgjigjen Nikollë e Lekë Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjoni zbarkoi në Durrës (1481) dhe shqiptarët e pritën si trashëgimtar legjitim. Kryengritësit çliruan principatën e Kastriotëve. Pas tre vjetësh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi në Himarë, e cila ra në duart e tyre. Forcat osmane të planifikuara për në Itali u hodhën mbi kryengritësit. Në vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himarës. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t’u njihte himariotëve venomet. Në vitet 1494-1495 shpërtheu një kryengritje tjetër në Shqipërinë e Mesme. U thirr nga Italia Skënderbeu i Ri . Kryengritësit çiruan ishullin e Lezhës. Qëndresa vazhdoi deri më 1506.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …