Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se në të gjitha vendvotimet qytetarët e Drenasit po tregojnë qytetari. Ai tha se deri tash PDK nuk vërejtur ndonjë parregullsi, përveç faktit që “disa persona i ka kap paniku”. Berisha i PDK-së ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e deklaratave të taborit të kundërshtarit politik nga ana tjetër. Ai hodhi poshtë kritikat që Nisma i ka bërë për vendvotimin në Sankovc, për çka tha se është e kundërta ngase ishte pikërisht një zyrtar i Nismës, Shyqri Bytyçi, që po bënë presion tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e tyre, raporton Kosovapress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …