Shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje së bashku me anëtarët e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alim Ramën dhe Sami Kurteshin, janë duke e penguar KQZ-në për ta miratuar fletëvotimin e zgjedhjeve. “Këta dy anëtarë janë duke i bërë presion KQZ-së që në broshurat e kandidatëve të paraqiten numrat e personave të pa certifikuar nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Presioni i Ramës dhe Kurteshit po e pengon aprovimin e fletëvotimit të zgjedhjeve. Sa më shumë që vonohet aprovimi i fletëvotimit të zgjedhjeve, ky subjekt politik po ia humb ditët diasporës shqiptare për të dërguar fletëvotimet në KQZ”, ka shkruar Gjoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …