Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Ambasadorët duhet të reagojnë kundër sulmeve që pushteti po i bën Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Sekretari i PDK-s-, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve perëndimore që të reagojnë kundër  sulmeve që pushteti po i bën Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjatë qeverive të kaluara këta ambasadorë reagonin edhe për shqetësimet më të vogla. Por, jo edhe tani! Ambasadorët po heshtin edhe kur para syve të tyre po politizohen të gjitha institucionet e pavarura. Ambasadorët po heshtin edhe kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sulmojnë Gjykatën Kushtetuese, Prokurorët dhe Gjykatësit. Ambasadorët po heshtin edhe kur qeveria dhe njerëzit e saj po sulmojnë Lirinë e Fjalës! Ata  e dinë shumë mirë se kjo nuk mund të ndodhë në vendet e tyre demokratike, por ata po vazhdojnë të heshtin. Ata  e dinë se sulmet mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatësit dhe prokurorët ndodhin vetëm në Rusi e shtetet rreth saj, ka saktësuar, Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …