Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ndërprerjes së kontratës së Presidencës me ambasadorin William Walker, i cili me raportimet e tij kishte bërë që tërë bota t’u shoh krimet serbe. Përmes një postimi në rrjetin social, Gjoshi ka shkruar se ndërprerja e kontratës nga ana e Vjosa Osmanit, është akti më i turpshëm në historinë e re të Kosovës. “Ti moj arrogante dhe e padijshme! Ti moj antishqiptare! Kush ta jep të drejtën ta krahasosh mikun e madh të shqiptarëve, William Walker, si një nëpunës të zakonshëm? Kush je ti moj që sillesh kështu? A po mendon që Presidencën ta ka lënë Raifi? Ti je një politikane që ngjallë neveri’, ka shkruar ndër të tjera ai.
