Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Deklarata e Artan Abrashit, për OVL-UÇK-në, si gjoja është instrument i PDK-së, është shpifëse, e ligë dhe fyese

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, tha se deklaratë e Artan Abrashit, lidhur me Faton Klinakun dhe OVL-UÇK-në, të cilën ai e trajton si instrument politik të PDK-së   është shpifëse dhe po të mos ishte “kaq absurde, e ligë dhe fyese, do të ishte qesharake, Gjoshi bërë të ditur  PDK tashmë ka përgatitur padinë për shpifje ndaj deputetit, Artan Abrashi, e cila do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Me shpifje të tilla do të merret vetëm drejtësia dhe ne presim që të gjithë, pa përjashtim, edhe zyrtarët publikë, të marrin dënimin e merituar. Asnjë deklaratë e tillë si kjo e Abrashit nuk do të arrijë të mbulojë humnerën ku ka rënë pushteti aktual. “Koordinimin me kriminelët serbë, vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë me energjinë, trafikimin e lëndëve narkotike dhe keqqeverisjen  – nuk kanë më fuqi dhe kredibilitet, moral e as politik, që ta mbrojë askush – aq më pak një deputet i dobët si Artan Abrashi”, tha Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …