Betim Gjoshi, sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se hipokrizia e radhës e Qeverisë është sot kur kryeministri Albin Kurti, sipas tij, bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social, ka deklaruar se Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, derisa ajo e përmendte edhe Enver Zymberin. “Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi”. “Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit”. “Për ‘Qeverinë Zdravo’, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është ‘ai polici që e kanë vra’”, ka thënë Gjoshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …