Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se në qeverisjet e PDK-së, në Mitrovicë u ndërtua Univerisiteti “Isa Boletini”, ndërsa në qeverisjen e Vetëvendosjes po ndërtohet universitet serb parlalel. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për heshtjen dhe ikjen nga përgjegjësia. “Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel. Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel. Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti. Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë? Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji?”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …