Betim Gjoshi: Hipokrizia e radhës e qeverisë është sot kur Albin Kurti bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi

Betim Gjoshi: PDK-ja në asnjë variant nuk do ta rrëzojë Qeverinë Kurti me votat e Listës Serbe

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se partia e tij në asnjë variant nuk do ta rrëzojë Qeverinë Kurti me votat e Listës Serbe. Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe po të rrijë Lëvizja Vetëvendosje 20 vjet në pushtet. “Ne qeverinë nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe në asnjë variant, edhe 20 vjet po të rrinë në pushtet. Kurti ka sjellje fëmijërore. Është i papërmbushur, ka ikur prej skandaleve të Rozeta Hajdarit dhe është strehuar atje, ku projekti i rrugës Tetovë-Prizren edhe fizibilitetin e ka pasur të kryer nga Qeveria Thaçi. I pyetur lidhur me përpilimin e udhëzimit administrativ që lejon shkarkimin e kryetarëve të komunave nga posti i tyre, Betim Gjoshi e ka konsideruar atë të rrezikshëm në aspektin politik. Sipas tij, ky udhëzim mund të keqpërdoret në situata të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …