Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Zero votues në referendum, dëm i pariparueshëm për Kosovën

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shprehur shqetësimin e tij për procesin e referendumit në komunat veriore të Kosovës, duke thënë se për këtë proces u humbën qindra-mijëra euro, ndërsa rezultati ishte zero votues. Gjoshi ka shkruar se ky votim nuk ka treguar asnjë rezultat, duke e quajtur këtë një kthim në pikën zero. Ai ka shprehur kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë për këtë proces, duke e quajtur dëm të pariparueshëm për Kosovën. Pse ky ngulm me ia prishë kaq shumë imazhin Kosovës. Ku mbetën serbët lojalë të Kryeministrit? Përmes këtyre zgjedhjeve, vetëm sa u shpërfaq dobësia e këtij pushteti edhe një herë. Ju kemi thënë qysh në fillim që ky proces është anti-ligjor, i pamenduar mirë dhe, më e keqja, i dëmshëm – ashtu siç u vërtetua të dalë, ka shkruar Gjoshi në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …