Shtëpia e Omer Kaleshit në Sërbicë të Kërçovës
 Shtëpia e Omer Kaleshit në Sërbicë të Kërçovës

Bexhet Jagodini – INSPIRIMET E PIKTORIT OMER KALESHI

Nga është gjeneza e kokave  , ngjyra e kuqe, e kafta, e bardha pa të bardhë…në pikturat e kolosit shqiptar Omer Kaleshit, nga ku u inspirua ky piktor me famë botërore?!..

         

Atelja e Omer Kaleshit në Arago- Paris, nën çatinë e ndërtesës.         Foto – Sulejman Jagodini     

Rrëzë malit Maja e Çelvjollca, në Sërbicën e Kërçovës,  gjenerojnë enigmat e piktorit të madhë botëror Omer Kaleshi ,ku njëherit është  edhe vendëlindja e tij .Ishte me prejardhje nga fshati i vogël Prapadisht që shtrihet në veri të Kërçovës .Ishte vllai i tretë i nënës Hajrije  dhe babait Ahmetit  të cilët kishin 5 djem Hasani, Hyseni,Omeri, Jonuzi , Llokmani dhe  5 vajzat.

 Jetonin në lagjen e Fetfaxhie në lindje të fshatit Sërbicë të Kërçovës, me lokacion aty pranë  kishës ,shtëpia e të cilëve ishte dy katshe. Kati përdhesë ishte me një dhomë e cila shërbente për përgatitjen  e bylmetit , pjesa tjetër ishte burgu i shtazëve dhe gjysma tjetër  jahati. Kati i sipërt ishte me 4 dhoma   dhe çardaku me hambarët, e ku sipër ishin trerët e zbukuruar. Dhomat ishin  me musondra në murë e ku dyert e tyre ishin të zbukuruara me lule e shkronja të gravuara nga druri  i plepit të egër me profile anësh. (Intervistë- Medin Aliu-blerës i shtëpisë së piktorit Omer Kaleshi ).

Piktori Kaleshi në vendëlindjen e tij nga ajo që e shoqëronte që në fëmijrijë e deri në ditën e fundit të jetës i regjistroi në memorien e tij ,e ku më vonë ai ato i  reflektoi  në pikturat  magjepse me dimensione universale , të cilët piktorit i dhanë epitetin e pavdekshmërisë dhe krenarisë  kombëtare  shqiptare . Autori Ali Maksuti në postimin e tij në Almakos me titull ,, Omer Kaleshi dhe Ismail Kadare “ pajtohet se piktori ishte inspiruar në vendlindje e ku ai midis tjerash shkruan..,,Misticizmi i Omer Kaleshit  në veprat e tij tregon thellësinë e tijë shpirtërore që është mbjellur te ai që nga fëmirija e tij nga familja shqiptare…..(Almakos.com-17-04-2022). Rastin e fëmirisë së tij të djegjes së kasollës së Kaleshit e përmend edhe poeti i madh shqiptar Ismail Kadare ku në artikullin ,, Arti si mëkat” shkruan ..,,Dukej i ndryshëm nga zjarri i fëminisë,zjarri i stallës për mes të cilit dhitë e djegura rendnin  si në prrall”...(Ismail Kadare -Alb-spirit.com)

E gjithë veprimtaria e pikturuar  me simbolin koka  e piktorit Omer Kaleshi, është ndarë në disa tërësi koloriste si : e kuqe ,e zezë pa të zezë dhe e bardha pa të bardhë e ku po aty është edhe një ndarje tjetër  dhe ate : Koka mbi tokë ,Koka dhe këmbë, Koka dhe drama Ballkanike, Koka dhe litarë, Kokat nga trungjet e pemëve dhe Kokat në shportat.(J.Plevnesh-Omer Kaleshi –Kokat-përmbajtja,255)

-Ngjyra e kuqe ,e kaftë, e zezë, e verdhë dhe e bardha pa të bardhë

Omeri Kaleshi sqaron  vetë se si kur isha i vogël  nga gjysma e natës  u ndoz  kasolla e jonë ,cila ishte me mure dhe shkallë që lidhte  katin i cili ishte i pardosur me dërrasa , mbuluar me kashtë nga të dyja anët. Nga drita e madhe e flakës që na ra në dritaret tona të  vogla të shtëpisë  dhe zhurma e flakës na zgjoi nga gjumi, u ngritëm e tërë  familja e mëhalla me shpejtësi  që të mos digjemi nga flaka që e tunde era anë e mëbanë, u trembëm shumë, unë fillova të qaja, u  lemerisa, britma, tmerr, ngarendnin të gjitha gjajthtas e majtas, se si të shuajm zjarrin që të mos zgjërohet deri në orët e mëgjesit..Edhe kësaj i erdhi fundi ,kaloi, aty ngeli vetëm hiri dhe drunjë të djegur,shkrumb e hi, vetëm mure  të rrënuar me ngjyrë të zezë të djegur nga flaka e pa stre. Poeti Ismail kadare në artikullin ,,Arti si mëkat” shkruan fjalët e Omer Kaleshit  që ia thotë se zjarri ishte i vënë për arsye urrejtje e hakmarrje ku dele e buaj digjeshin…(Albspirit-Ismail Kadare-Arti si mëkat-Shtator 1999)

                 E tërë kjo që ndodhi te ne ngelën me pasoja të një panike, ankthi e traume të cilët u fiksuan në memorien time që më përcolli të gjithë jetën .Ngjarja u bë një shok i padëshirushëm i imi, e ku  më shoqëronte gjithandej ku këmba ime shkelte që nga Sërbica e vendëlindjes , e deri atje në Stamboll e Paris. Ato skena ankthi të zjarrit të fiksuara në memorien time që hallakatej andej e këndej, me lloje ngjyra herë të verdhë e herë të kuqe në të zezë përzier me tymra, ishin inspirim  i regjistrimeve  në pikturat e mia thotë Omer Kaleshi. (Inervistë poeti Xhelal Ademi në një takim rasti me piktorin Omer Kaleshin). Piktori me këto  ngjyra në një kuptim me të gjërë përveç atyre të vendlindjes nënkupton edhe tematika të tjera nga rastet e jetës së tij.

-Pikturat e kokave –jo dhe trupi

Isha i vogël kur luaja me shokët e mi, e shpeshherë  shkonim  atje  te Zalli dhe Hurdha e Gjonkoecit, në largësi reth 2 km nga shtëpia ime, apo rrënzë malit të Majës. Aty afër lumit të vogël në anën e djajtht është mikrotoponim i quajtur Birat e Dhelpnës ( Dhelprës),në afërsi te Shkëmbi i xhakës Zyl, të cilat janë shkëmbi jo shumë të lartë  ku fshihen  dhelprat, prej ku edhe e kan marrë emrin. Ne luanim aty me shokët dhe hynim brenda shpellave  e ku jashta na mbete vetëm koka , pasi nuk ishin me dimensione të mëdha, nuk na dukej trupi, por ne shihnim njëri tjetrin vetëm me kokat jashta shpellave të vogla.(Shih Foto)

   

          Birat e Dhelpnës në Gjonkoec-Sërbicë.    Foto-Bexhet  jagodini

Piktorit  i rastis edhe në një vend tjetër për tu inspiruar , por që tash e kishte të obligueshme që ta ,,vizitojë” këtë vend .Gjatë Luftës së Dytë Botërore kur vendin ,respektivisht Sërbicën e vendëlindjes e sulmojnë disa here partizanët, shumica e banorëve iknin në drejtime të ndryshme, disa drejt Gostivarit e disa  drejt fshatrave për rreth. Ai sëbashku me nënën e tij në moshën 12 vjeçare për ti ikur masakrave partizane  marshojnë drejt fshatit Zhubrinë, ku fshihen në vendin e quajtur Birat e Dhelpnës. Omer Kaleshi, vazhdon duke  sqaruar se si në  ato shpella  janë fshehur me trupin e tyre, ndërsa nga dimensionet e vogla që kishin ato, koka ju mbetej jasht (Facebook-Ilmi Veliu.21-04-2022)  Kjo hapsirë shtrihet  rreth dy kilometra  në veri perëndim të fshatit Zhubrinë, aty mbi lëndinën Balte Bujve  dhe  që nga Prroi i Kroit të Verrinit e deri  atje te Bajraku,ku hasen një numër i konsideruar i mikroformave të  tilla.(Shih Foto)

                             Birat e Dhelpnës në f.Zhubrinë.      Foto -Bexhet Jagodini

E tërë  kjo dhe momentet nga Birat e Dhelprës në Zallin e Gjonkoecit, rrënjoset në memorien e piktorit për tu reflektuar më vonë në artin e pikturave të tij ,ku aty të jenë të pasqyruara -prezent vetëm kokat jo edhe trupi. Ai me shokët e vendlindjes këto hapsira mikrogjeomorfologjike i vizitonte sa herë që vinte në Sërbicën e Kërçovës..

Nga koshi – shportat.

Një bashkëvendas i tijë me  mbamendje të këthjelltë  i shtyer në moshë  sqaron rastë shumë me interes .Babai i piktorit Afmeti ishte hoxhë i fshatit, ai në kohën e lirë me gomarin e tij shpesh herë shkonte për dru zjarri atje nga mali i Majës dhe Çelvjollcës, me dy koshat të thurur nga thuprat e shelgut dhe ngarkuar  mbi samar anësh. Bartësit mbajnë mend se edhe Omer Kaleshi në moshën rinore edhe ai shpesh ngjitej me gomarin për të sjell dru për votrën e nevojave eksistenciale familjare. Këto kosha e shporta  tash të stilizuara  janë evidente në pikturat e  tij ,gërshetuar me kokat.

Trungjet-këbythkat

Atje në mal hoxhë Ahmeti koshat i mbushte me trungje-kërcuj, apo si u themi ne këtu në Kërçovë këbythka të prera me rrënjë të shkulura apo të prera, të cilët shpesh në mes ishin edhe të shprzëta në formë vorbullash. Ato hoxha i sjellte në shtëpi për ti çarë e ndarë në pjesë më të vogla për tu ngrohur në ditët e ftohta, tregon bartësi që e kishte dëgjuar vetë nga xha Omeri (Intervistë A. G .–Prill-2022 B.J).

Po të njejtin inspirim gjatë jetës së tij piktorit i rastisi  edhe në bulevardin Arago ku atje  ku banonte në Paris. Atje nga një smundje e bimëve u prenë 160 gështenjat që zbukuronin bulevardin e Parisit, e ku ngelën aty vetëm trungjet apo këbythkat me zgavrat e tyre dhe aty me rreth 30 centimetra mbi tokë. ,,Kjo histori mau më vjen për mas, ma kujton babën e im kour i binte pi moli kështou si këta këbythka, ene neja i çanjim ke troungu”, deklaron vetë  Omer Kaleshi  familjarëve të familjes Zelije e Sulejman Jagodinit që  shpesh ishte mysafir i tyre në ushqimet tradicionale kërçovare që ato i përgaditnin enkas për piktorin atje në Paris.( Shih Foto)

Omer Kaleshi ne sofren e familjes  Sulejman Jagodini  .

 Kjo ishte mbreslënëse për piktorin, ku nga ato zgavëra të errta të drurit, frymzohet që të paraqiten kokat nga brendia et yre. Për këtë shkruan edhe autori Jordan Plevnesh në librin Kokat e Omer Kaleshit, ku ai midis tjerash shkruan se ,,Në bulevardin Arago mbetën vetëm trungjet e pemëve me rrënjë në tokë … dhe vazhdon ..Zemra e tyre hapej në një zgavër të madhe , krejt të zezë sikur ta kishte përcjellë zjarri” ( Kokat-Omer Kaleshi-Jordan Plevnesh, f-154).

Në Akademinë e Artit në Stamboll deri sa isha në studime sqaron Omeri, profesori na solli një trungë me rrënjë dhe tha shihnje mirë, pastaj ai atë e nxorri jashta dhe kur u këthye tha vizatoni trungun por ajo që ka ngel në memorien e juaj.Unë e vizatova shumë bukur,sepse për mua ishte nostalgji që  më këtheu në ditët e fëmirisë atje në Sërbicën e Kërçovës në  vendlindjen time. Më kujtoi baba hoxhë Ahmetin me gomarin me koshat mbi samar që i sjellte këbythkat atje nga mali i Majës (Intervistë -Sulejman Jagodini dhënë autorit).

Inspirimet e piktorit Omer Kaleshi nuk janë vetëm nga vendëlindja, por edhe nga e gjithë jeta e tijë por të motivuar  që nga reliktet e fëmirisë e pastaj edhe duke i parë  freska, mozaiqe, galeri ,xhamija e kisha, dramat Ballkanike, luftrat, skamjet e tjera, tjera.

Ai i ekspozoi pikturat  dhe ate gjithësejt 150 nga të cilat 100 ishin personale dhe 50 kolektive , i cili i eksponoi ato në shumë vende të botës si UNESKO- Paris, Hagë, Stamboll, Romë, Mynih,Vjenë, Selanik, Beograd,Tiranë, Prishtinë e tjera. Ekspozita më e madhe është realizuar në Paris në UNESKO –ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët i  Kosovës, Shqipërisë , dhe Turqisë, të cilët edhe e mbështetën ekspozitën e piktorit shqiptar Omer Kaleshi. Sot  galeritë e piktorit gjenden në Prishtinë -Kosovë,  Shkup Nën Terezë, në Brusë , Jonuz Emrej Stamboll Turqi e tjera. Në galerinë Temzak në Stamboll gjenden të eksponuara pikturat e Omer Kaleshit, lokal i të cilit është  Besisi Xhanem, ku mund edhe të blehen pikturat unikate të krenarisë kombëtare shqiptare.

Disa ditë  për para amshimit me shokun e ngusht Sulejman Jagodini

Piktori i vyshëm  shqiptar nga Sërbica e Kërçovës aty ku  shtegtoi në shumë vende të botës  u motivua me të gjitha ato arte, por njëherit ai edhe barti identitetin e tij i cili do të ngelet piktori më unik shqiptar  me vlera botërore .Pushon i qetë afër nënës dhe babait të tij pranë  Bririt të Artë buzë Bosforit në Stamboll.

JU  FALEMNDERIT  : Jakup Maksuti, Xhelal Ademi, Sulejman Jagodini,  Rexhep Jagodini, Idriz e Xhaferr  Xhaferri, Abdulla Gizha, Zudi Ipçja,

    Bexhet Jagodini   –  Gusht. 2023  -Kërçovë

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …