Biblioteka e parë për fëmijë në Prishtinë dalëngadalë po bëhet realitet

Një hapësirë e dedikuar për kreativitet, mësim dhe imagjinatë do të jetë pjesë e Pallatit të Rinisë, duke u shndërruar në një vend të veçantë për fëmijët tanë.

Së bashku me organizatën The Library Project Kosova dhe Pallatin e Rinisë po rigjallërojmë një hapësirë ku çdo histori fillon me një faqe të re, dhe çdo libër hap një botë të re për fëmijët tanë.

Gjithashtu, kjo bibliotekë do të shërbejë për të mbështetur mësimdhënësit me libra për të mbajtur orën e leximit të përbashkët.

Gjatë mbrëmjes patëm rastin të organizonim vizita private në hapësirën aktuale të bibliotekës dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e komunitetit për këtë nismë.

Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij misioni, të kontribuojmë së bashku për të krijuar një vend që do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Komunëws së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …