Biblioteka e Qytetit në Suharekë pasurohet edhe me 448 libra shkollor

Bibliotekës së Qytetit të Suharekës iu shtuan edhe 448 libra për shkolla fillore dhe të mesme, donacion nga biznesmeni Gani Krasniqi i cili biznesin e tij e zhvillon në Gjermani.

Përveç Bibliotekës së Qyteti z.Krasniqi i ka dhuruar edhe 50 libra shkollor për Shkollën fillore “Besim Ndrecaj” në fshatin Maqitevë. Vlera e këtij donacioni është 1,310.00€.

Gjatë dhurimit të librave z.Krasniqi deklaroj se edhe në të ardhmen do të vazhdoj me donacione të tilla.

Ky është një shembull i mirë për të investuar në pasurimin e Bibliotekës së Qytetit me sa më shumë tituj të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …