Biblioteka e qytetit të Rahovecit ″Sulejman Krasniqi” është pasuruar me 384 tituj librash

Biblioteka e qytetit të Rahovecit ″Sulejman Krasniqi” është pasuruar me 384 tituj librash të ndryshëm, duke pasuruar kështu fondin librar të kësaj biblioteke, njëkohësisht duke u shërbyer kështu edhe lexuesve për pasurimin dhe zgjerimin e dijeve të tyre. Aktualisht, biblioteka e qytetit posedon 1152 ekzemplarë të rinj. Një ndër punët më kryesore te bibliotekës është pasurimi, kjo ndikon edhe në rritjen e anëtarësisë së saj. Duke disponuar sa më shumë materiale biblioteka, aq më shumë lexues tërheq pranë saj. Komuna e Rahovecit përkatësisht DKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen furnizimin e bibliotekës me literaturën e nevojshme për të gjithë lexuesit tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …