leoni

Biblioteka e SHFMU “Rifat Berisha” në Berishë u pasurua me 200 libra të rinj

Në vigjilje të shënimit të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, biblioteka e SHFMU ”Rifat Berisha” në Berishë të komunës së Malishevës, ka marrë një donacion prej 200 librave për bibliotekën e shkollës. Ky fond i librave është donacion nga shkrimtari Mehdi Krasniqi, i njohur për aksionin e tij për grumbullimin e librave për nevoja të bibliotekave shkollore dhe më gjerë. Donacioni është dorëzuar nga zyrtarët e drejtorisë për arsim dhe edukim (DAE) në Malishevës, përkatësisht, zyrtarët përgjegjës të kësaj drejtorie, Sabit Berisha, Remzi Buçaj, Enver Mazreku dhe vet donatori, Mehdi Krasniq. Pranimi i këtij donacioni është bërë nga drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Zogaj, i cili në emër të stafit mësimor, nxënësve të shkollës dhe prindërve, e ka falënderuar drejtoreshën e DAE, Arbëreshë Krasniqi për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe donatorin. Nga ana tjetër, shefi i DAE, Sabit Berisha, ka shprehur urimet e drejtorisë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, në prag të 17 Shkurtit, ndërsa lidhur me donacionin e dorëzuar sot, tha se “pasurimi i kësaj biblioteke me libra, u bë e mundur falë përkushtimit të Mehdi Krasniqit dhe donatorëve,  të cilët nuk ndalen në  përkrahje të  institucioneve tona e  fëmijëve  tanë, që të kenë kushte sa më të mira për arsim dhe edukim”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …