Biblioteka e qytetit në Prishtinë “Hivzi Sylejmani” dhe organizata “ETEA” janë bërë bashkë për të shënuar një ngjarje artstike e kulturore. Në këtë orë kujtese do të mblidhen për të diskutuar dhe për të nderuar veprën dhe jetën e shkrimtarit për fëmijë, Ymer Elshani, familjarët, kolegët dhe miqtë, duke filluar vajza e shkrimtarit, Teuta Elshani, shkrimtarët dhe kolegët e autorit Nazmi Rrahmani dhe Xhevat Syla, ilustruesi i librave të autorit në vitin 1972 dhe 2014 – piktori Fatmir Krypa si dhe drejtoresha e bibliotekës, Naime Beqiraj.
DATA: 30.07.2024 (nesër, e martë)
ORA: 11:00
LOKACIONI: Qendra “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, afër shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
ADRESA: Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë
INFO: 044 770 767, [email protected]
ORA: 11:00
LOKACIONI: Qendra “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, afër shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
ADRESA: Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë
INFO: 044 770 767, [email protected]
SHËNIME PËR SHKRIMTARIN ELSHANIYmer Elshani u lind lmë 14 qershor 1948 në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit. Diplomoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe magjistroi në lëmin e poezisë për fëmijë në Prishtinë (1978). Deri në fund të jetës punoi në arsim. Nga viti 1967 e deri më 17 prill 1999, kur gjatë luftës u vra mizorisht me gjithë familjen e tij (gruan, nënën dhe 4 djemtë), botoi libra për fëmijë (poezi, tregime dhe romane) dhe la pas shumë dorëshkrime. Pas luftës, të gjitha dorëshkrimet që la pas (II vepra) i botoi vajza e tij Teuta, e vetmja që mbijetoi sepse në atë kohë ishte në Prishtinë
Stafi i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe organizatës “ETEA”.