Biblioteka Kombëtare – rol fondamental për kulturën e vendit tonë

Në vazhdimësi të komunikimit dhe bashkëpunimit sistematik me institucionet e kulturës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ku është takuar me drejtorin, Fazli Gajraku, dhe me Këshillin Drejtues.

Drejtuesit e këtij institucioni e njoftuan ministrin Shala me programin e këtij institucioni, me aktivitet e sivjetshme, si ato të brendshme, po ashtu edhe ato që lidhen me Kalendarin e Përbashkët Kulturore me Shqipërinë, dhe sidomos me përpjekjet e vazhdueshme që po bënë ky institucion për të thelluar bashkëpunim ndërkombëtar, në funksion të promovimit dhe afirmimit të mëtejmë të kulturës dhe librit shqip.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për digjitalizimin e Bibliotekës Kombëtare  dhe rrjetit të bibliotekave nëpër Kosovë, dhe nevojën që ka ky institucion për avancime profesionale dhe për trajnimin të stafit.

Ministri Shala u informua edhe rreth procesit të investimeve që janë bërë në këtë institucion, dhe veçmas u bisedua për përgatitjen e projektit për renovimin e tërësishëm të këtij institucioni vitin e ardhshëm.

Ministri Shala drejtuesve të këtij institucioni u premtoi mbështetje dhe bashkëpunim për tejkalimin e sfidave. Ai u shpreh se roli i bibliotekave në kulturën e një vendi është fondamental, andaj edhe kërkohet që të punohet edhe më tej në avancimin e rolit të saj në shoqëri.

Më tej ministri Shala u shprehu për nevojën e zhvillimit dhe pasurimit sa më të mirë të koleksioneve të bibliotekave të Kosovës dhe shpërndarjen e librit, në mënyrë që lexuesi të ketë mundësi të gjejë librin e botuar në Kosovë.

Po ashtu, ministri Shala kërkoi nga drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare  që të  bëhet një programim i botimeve me karakter kulturor e bibliotekar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …