Biblioteka Komunale “Sadik Tafarshiku”mbajti aktivitetin ku u zgjedhën lexuesit më të mirë për vitin 2024

Të premtën Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt në kuadër të aktiviteteve në shënim të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizoj në Bibliotekën Komunale “Sadik Tafarshiku” mbajti aktivitetin lexuesit më të mirë për vitin 2024. Elvira Spahiu dhe Eltion Hyseni u zgjedhën lexuesit më të mirë në sallë të leximit, Noar Bajrami dhe Linesa Zeqiri, lexuesit më të mirë në sektorin për fëmijë dhe Enesa Bislimi dhe Muhabi Neziri nga sektori për të rritur. Mirënjohjet i shpërndau drejtoresha për kulturë znj. Xhemile Murati-Shabani, e cila me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit. Po ashtu nxënësit e shkollës “Ahmet Hoxha”, recituan poezi për 17 shkurtin derisa grupi i fëmijëve “Kastriotët” performuan valle. Me këtë rast Drejtoria komunale e Kulturës Rinisë dhe Sportit falenderon nxënësit e  shkollës “Ahmet Hoxha” dhe grupin e valleve për  fëmijë “Kastriotët”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjën e radhës me Drejtorët e Drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të martën mbledhjen e përjavshme me …