Biblioteka publike “Ramadan Musliu” bëhet me kënd të veçantë të leximit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot bibliotekën publike komunale “Ramadan Musliu” në Viti, për të parë nga afër donacionin që dhënë për këtë bibliotekë konkretisht për këndin e leximit që u bë me kokërr ulëse. Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities. Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky porojekt është 5 vjeçar, i cili është implementuar fal përkushtimit të të rinjve dhe organizatës. Ajo tha se dizajnimi ka ardhur si rezultat i punës nga të rinjtë vitias të cilët e kanë pasur si prioritet që këtë kënd ta pasurojnë edhe me ulëse, pasi më parë është punuar edhe në ndriçim e sallës së leximit dhe furnizimin me tituj të ri librash. Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar USAID-in për gjithë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në komunën e Vitisë, ka përmendur edhe projektet tjera që janë finalizuar nga USAID-i me Qeverinë amerikane, sikur edhe programi “Up To Youth” .Në shenjë respekti për këtë investim dhe punën e mbështetjen ndër vite të USAID-it amerikan, kryetari Haliti ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi. Përndryshe në kuadër të këtij projekti pritet të bëhen edhe donacione në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.

May be an image of 9 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …