Bibliotekës dhe arkivit të Deçanit ju shtua edhe një titull i ri i librit

 

Në kuadër të aktiviteteve për ditët e diasporës në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është bërë promovimi i Monografisë “TOPONOMIA E BJESHKËVE TË KOMUNËS SË DEÇANIT” të autorit Bajram Tahiraj. Monografia ,,Toponomia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit” shquhet për vlerat kulturore, Nacionale dhe Politike, që sjell në realitetin e ri sociolinguistik, në Republikën e Kosovës. Për  Komunën e Deçanit ka edhe vlerën e një dokumenti që ruan të regjistruar 821 toponime të këtyre bjeshkëve, prej të cilave vetëm 92 janë të regjistruara në hartat  kadastrale dhe 88 të tjera në hartat topografike. Ndërsa, 641 toponime të këtyre  bjeshkëve, gati të gjitha në shqip, të cilat autori i shpjegon si të motivuara nga personazhe te ndryshme, ngjarje, mite e figura mitologjike, duke mos qenë të regjistruar në asnjë dokument zyrtar, paraqesin vlerën historike, etnografike dhe gjuhësore të kësaj treve. Duke e vlerësuar se ky libër do të ju shërbej gjeneratave në vazhdimësi si dokument i vlefshëm po ashtu edhe Institucionit Komunal. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vendos që ta mbështes financiarisht botimin e kësaj monografie e cila do të jet një dokument i shkruar me fakte. Duke e vlerësuar punën në këtë Monografi i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se për Monografi dhe Libra të tillë gjithmonë do të gjejë mundësinë që ti mbështesë në mënyrë që të ruajmë lashtësinë e kësaj treve, duke bërë të dituar se së shpejti do të botohen edhe dy libra të tillë të autorëve të ndryshe të cilat do të përkthehen edhe në gjuhën Angleze. Për rendësin e kësaj Monografie ka folë dhe Prof.Asoc.Dr,Haki Hysenaj, recensent i këtij libri, po ashtu  Magjistër Adem Lushaj, njohës i mirë i kësaj fushe. Të pranishmit njëkohësisht edhe Kryetarin Ramosaj, për mbështetjen i ka falënderuar edhe vet autori Prof.Bajram Tahiraj, i cili ndër të tjera tha se falë mbështetjes së Institucionit Komunal mu dha mundësia që tezën e masterit tim të cilën e kam mbrojte në vitin 20170, ta kompletoi edhe më tepër dhe ta pasqyroi një lashtësi dhe vlerë të larët që ka komuna e Deçanit, që të ju shërbej gjeneratave të tëra si vlerë e  për çka u jam shumë mirënjohës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …