Biden dhe Vuçiq

Biden dhe Vuçiq kanë biseduar për Kosovën, ndërkohë radikalët e Sheshelit kanë protestuar

Zëvendës-kryetari amerikan Joe Biden gjatë vizitës në Beograd ka biseduar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore në takimin me Joe Biden, ishin marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës”, njofton tanjug. Vuçiq i ka përkujtuar Bidenit për takimin e tij me Edi Ramën dhe për marrëdhëniet Serbi- Shqipëri.  Gjatë bisedimeve zyrtare, shumë  pjesëtarë të Partisë Radikale serbe ishin mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë në Beograd ku edhe kanë protestuar kundër vizitës së Joe Bidenit në Serbi. Lideri i kësaj partie Vojsilav Sheshel ka thënë se populli serb nuk e do Bidenin, e urren, se mban ndër mend rolin e tij në bombardimin e Serbisë në vitin 1999 si dhe përpjekjen e tij për pavarësinë e Kosovës. Biden “është armik i popullit serb ndërsa e ka quajtur vrasës të fëmijëve, përdhunues, agresor e xhelat”. Ai i ka ftuar serbët në Amerikë të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump. “Votoni për Trumpin, votoni për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Sheshel.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …