Kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë para medieve në Wilington të Delaware, vendin në të cilin e ka pranuar nominimin për kryetar në muajin gusht. “Njerëzit sundojnë këtu. Fuqia s’mund të merret as mohohet. Ajo buron nga njerëzit”, ka thënë Biden. “Është vullneti i qytetarëve që përcakton se kush do të jetë Presidenti i SHBA-së”. Biden ka thënë se nga ajo që shihet ai do të jetë kryetar i ri i vendit. “Tash pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se ne do të fitojmë mjaftueshëm shtetet për të arritur 270 vota elektorale për ta fituar Presidencën”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …