NATO-ja dhe Bashkimi Evropian uruan kryetarin e ri amerikan Joe Biden dhe nën-kryetarin Kamala Harris pas betimit zyrtar të tyre

Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë

Duke komentuar deklaratat e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden, njohës të rrethanave në vendin tonë kanë thënë se  Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë: “Mund të ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin”. Ata kanë shtuar më tutje se Luftimi i korrupsionit dhe ndërprerja e zvarritjes së çështjeve, të cilat janë me rëndësi nacionale për Kosovën, janë mesazhet kryesore ta cilat klasa politike e Kosovës duhet t’i marrë nga vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Ai kërkoi që klasën politike të Kosovës ta bëjë më të vetëdijshme për obligimet që ka marr përball qytetarëve të saj dhe të Kosova të mos shpenzoj kohë kot, kanë thënë njohës të rrethanave në të cilat ndodhet Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …