Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për tensionet tejet të rritura përgjatë kufirit me Ukrainën ku janë dislokuar forca të shumta ushtarake ruse. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë. Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë, ka njoftuar Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …