Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozef Biden nga radhët e Partisë Demokratike ka paraqitur qëndrimin e tij për Kosovën dhe raportet e saj me Serbinë. Gjatë një adresimi drejtuar shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar. Duke paraqitur planin e tij se si do të duhet të jenë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërisnë e Kosovën, ai ka vënë në pah se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, dhe të rivendoset drejtësia dhe barazia në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh. Ai ka përkujtuar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës dhe ka shtuar më tutje se do ta përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …