Kryetari, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territore të Ukrainës, pasi Kremlini zyrtar ka thënë se Luhansku, Donjecku, Zaporozhja dhe Hersoni, kanë votuar në referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë këto referendume si të rreme. Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Rusisë sanksione të reja për shkak të synimeve për aneksim. Dua të jem shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës”, ka thënë Biden. Ekspertët perëndimorë besojnë se Vladimir Putin shpreson të aneksojë rajonet e pushtuara të Ukrainës, ashtu që të mund të argumentojë se territori rus është nën sulme të armëve perëndimore.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë
Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …