Kryetari i zgjedhur amerikan Joe Biden u takua të martën me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare, por jo me ekspertë qeveritarë të zbulimit, pasi Trump vazhdon të bllokojë procesin e tranzicionit të demokratëve për në Shtëpinë e Bardhë. Sipas ekipit të tranzicionit, zoti Biden dhe Nënpresidetja e zgjedhur Kamala Harris po diskutojnë mbi çështje botërore me ekspertët e tyre në fushën e diplomacisë, zbulimit e të mbrojtjes. Ditët e fundit ligjvënës të shumtë republikanë kanë thënë se zyrtarët e qeveritare të zbulimit duhet të informojnë zotin Biden përpara inaugurimit të tij në 20 janar edhe pse zoti Trump vazhdon me sfidat e tij ligjore për të përmbysur fitoren e parashikuar të zotit Biden, me synimin për të qëndruar në detyrë për një mandat tjetër katër vjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …