Raporti tre-mujor për buxhetin e Kosovës, i hartuar nga Ministria e Financave, tregon se në shumë nga komunat ka rënie të arkëtimit të tatimit në pronë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas një organizate jo-qeveritare që merret me analizimin e kësaj çështje, në raportin e Ministrisë së Financave del se ka rënie prej 8 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Komunat që kanë pasur më së shumti rënie në arkëtimin e tatimit mbi pronën janë Prizreni, Mitrovica, Ferizaj dhe Gjakova. Sipas kësaj organizate, nëse vitin e kaluar rënia e arkëtimit të tatimit në pronë është ndikuar nga vendimi i Qeverisë për faljen e borxheve publike, sivjet ky trend nuk mund të arsyetohet. Në këtë drejtim, kjo organizatë ka kërkuar që komunat me performancë të dobët në tremujorin e parë t`i shtojnë përpjekjet për përmirësimin e arkëtimit të tatimit në pronë, në mënyrë që ato mjete më pastaj të shfrytëzohen për investime në projekte.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …