Eurostat ka njoftuar se papunësia në 19 shtete evropiane që shfrytëzojnë euron, gjatë muajit shkurt ka zbritur në 10.3%.
Shkalla e papunësisë në eurozonë gjatë muajit shkurt ishte më e ulëta nga gushti i vitit 2011, që sipas Agjencionit të Bashkimit Evropian për Statistika (EUROSTAT) është tregues i një rimëkëmbje mesatare ekonomike të vendeve të BE-së.
Sipas kësaj agjencie papunësia në 19 shtetet e BE-së që shfrytëzojnë monedhën Euro, ka zbritur në 10.3%, krahasuar me 10.4% që ishte në janarin e këtij viti.
Sipas këtyre të dhënave në muajin shkurt numri i të papunëve ka ra për 39 mijë veta, derisa në janar për 118.000 mijë.
Grekët migrojnë në Gjermani dhe Britani të Madhe
Krahasuar me vitin paraprak numri i të papunëve është më i vogël për 1.3 milion.
Përndryshe Gjermania ka shkallën më të ulët të papunësisë – 4,3 %, ndërsa më së shumti të papunë kanë Spanja – 20,4 % dhe Greqia me shkallën më të lartë – 24%.
Në periudhën 2010-2015, Greqinë e kanë braktisur 200 mijë veta ose 2% e numrit të përgjithshëm të banorëve. Më shumë se gjysma prej tyre kanë përfunduar në Gjermani dhe Britani të Madhe.