Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, bijtë e bijat e familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar kundër deklaratave pozitive dhe lavdëruese të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, Protesta u mbajt me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”. Ajo u drejtua kundër përpjekjeve të Albin Kurtit për ta amnistuar një kriminel lufte, i cili me bandat e tij ka vrarë civilë shqiptarë gjatë dhe pas luftës, veçmas në Mitrovicën e Veriut. Berat Beqiri, djalë i dëshmorit dhe organizatori i kësaj proteste tha se e jemi tubuar sot këtu për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politikë për të shtrembëruar historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë ne jemi dëshmitarë tani 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive. Fjalët që kryeministri i vendit, Albin Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. Ishte tronditje e radhës dhe fyerje e rëndë publike për të gjithë ne, tha Berat Beqiri. Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Ata brohoritën: Albin dorëhiqu ose kërko falje!. Në këtë protestë janë parë të kenë marrë pjesë edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, Floretë Zjenullahu e qytetarë të tjerë liridashës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …